Meta tregon çfarë ndodhi pas protestave në Kirgistan: I përshëndes për guximin e treguar

Pas përplasjeve në distancë me kryeministrin Edi Rama për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta i ka përçuar një mesazh duke treguar rastin e Kirgistanit.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Komisioni Shtretëror i Zgjedhjeve anuloi zgjedhjet parlamentare pas protestave popullore të zhvilluara në Kirgistan.
Ai shprehet se populli kirgiz është treguar i guximshëm, duke denoncuar blerjet e votave.
Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike!”




