E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta telefonon Mitsotakis: Shpresëplotë se marrëdhëniet do fuqizohen

Presidenti Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e ri të qeverisë greke dhe se është shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen akoma më shumë.

 

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis. Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë. Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë