Presidenti Ilir Meta shprehet se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit ka revoltuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Evropë.

Kreu i shtetit ka shpërndarë edhe tekstin e këngës së artistëve Marco dhe Daria Zappa kushtuar Teatrit, duke përcjellë një mesazh se kjo këngë duhet t’i zgjojë të gjithë për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë.

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art. “Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *