Subscribe

Presidenti Ilir Meta kërkon nga qeveria një vëmendje më të shtuar në menaxhimin e pandemisë. Për Metën, duhen shtuar sa më parë testimet, kapacitetet spitalore si edhe të rimbursohen barnat për të sëmurët. Këto presidenti i theksoi edhe gjatë një takimi që pati me Drejtorin e OBSH për Evropën, Hans Kluge.

 

“Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe  kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë. Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, tha Ilir Meta.

 

Dr. Hans Kluge vlerësoi një ditë më parë se Shqipëria e ka nën kontroll pandeminë. Por megjithatë, ai tha se duhet treguar kujdes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *