E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Të drejtat e grave dhe vajzave në zonat rurale, të paadresuar

Në kuadër të “Javës së Gruas” Presidenti Ilir Meta ka marr pjesë në një aktivitet të organizuar nga UN Women, në Gjinar të Elbasanit. Në fjalën e tij, kreu i shtetit nënvizoi se gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Ai ngriti shqetësimin se të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara.

 

“Përveç varfërisë dhe nivelit të ulët arsimor në zonat rurale, shqetësuese edhe niveli i lartë i informalitetit dhe puna e papaguar e grave dhe vajzave. Gratë dhe vajzat në zonat rurale kanë nevojë për akses të plotë në arsimim dhe kualifikime profesionale.” – u shpreh Presidenti Meta.

 

Reklamë

Me tej duke u ndalur tek strategjia e zhvillimit rural, Meta nënvizoi se ajo  duhet të synojë rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësor dhe reduktimin e varfërisë. “Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garancive bankare. Promovim i skemave të mikro-financës dhe kredive agrare me interesa të butë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale.

 

Përmirësim të kapacitetit institucional të administratës qendrore dhe vendore në orientimin e sektorëve prioritarë për  krijimin e vendeve të punës në zonat rurale.

 

“Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit.” – deklaroi kreu i shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë