Subscribe

Per kryetarin e parlamentit shqiptar ndihma e SHBA përveç miratimit te reformës ne drejtësi, është e domosdoshme edhe per zbatimin me sukses te saj. Kete Ilir Meta e beri te qarte gjate takimit me Ndihmës Sekretarin për Çështjet e Jashtme dhe Shefin Diplomatik në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin ne Uashington, ku po vijon nje vizite zyrtare. Por nisur edhe nga kriza e emigranteve, ne fokus te takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit per nje kontroll me rigoroz te kufijve dhe në funksion të përforcimit të infrastrukturës strategjike në porte e aeroporte.
Per te njëjtën çështje foli edhe zyrtari amerikan.
Alan Bersin: Ne diskutuam për çështjet e sigurisë së brendshme dhe sigurisë së shteteve.
E filluam diskutimin duke folur për mënyrat se si ne mund të bashkëpunojmë për të garantuar sigurinë kufitare, sigurinë detare, ajrore se si mund të përfitojnë të dyja vendet nga ky bashkëpunim.

Meta gjate ditëve te qëndrimit ne SHBA, ka zhvilluar takime me zyrtare dhe kongresemene amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *