E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta takon Zannier: Të respektojmë pakicat kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi këtë të hënë një takim me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE. Ai e falenderoi zyrtarin e lartë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

 

“Kënaqësi të takohesha sot me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, z.Lamberto Zannier, një personalitet i shquar i diplomacisë europiane. Pata një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë. Shprehëm gadishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së. E falenderova për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë