Ne harkun e 48 oreve presidenti i republikes Ilir Meta pret ne nje takim te dyte kryetarin e partise demokratike Lulzim Basha.

Permes nje njoftimi ne rrjetin social, kreu i shtetit shkruan se aryseja e takimit me liderin e opozites eshte per te diskutuar nese Lulzim Basha eshte i gatshem qe cdo ide per ndryshim nga marreveshja e 5 qershorit, duhet te shkoje perseri ne tryezen e Keshillit Politik.

Deri me tani, as nga Presidenca as nga Partia Demokartike nuk ka nje deklarate se per cfare eshte diskutuar dhe nese lideri i opozites eshte dakordesuar me idene e propozuar nga Meta.

Takimi vjen nje dite pasi kreu i shtetit mbeshteti qendrimin e opozites se bashkuar per te mos njohur ndryshimet ne kushtetute per lista te hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Meta paralajmeroi se nuk do te njohe Kryeministrin e dale nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare,  nese Edi Rama nuk terhiqet nga qendrimi i tij per te ndryshuar sistemin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *