Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Kroaci, është takuar me homologen kroate.

 

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, ato mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve.

 

“Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, ato mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik. Në themel të tyre qëndrojnë denjësisht kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *