Presidenti Ilir Meta priti në një takim në Presidencë ambasadorin Richard Grenell.

 

Meta shpërndau në “Facebook” foto nga takimi dhe shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet për të promovuar investimet amerikane në rajon.

 

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. 🇦🇱🤝🇺🇸”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *