Vendi
Meta takohet me drejtorin e NDI, Robert Benjamin

Ilustrim · Vizion Plus
Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar këtë të hënë me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin
Përmes një postimi në profilin e tij Meta thekson se fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik.
“Pata kënaqësinë të takohesha me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin. Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor.”




