Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Meta sulmon Ramën: Ja si e kapi Artisti drejtësinë duke marrë kryeprokuroren

3 Korrik 21:32

Presidenti Ilir Meta ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me reformën në drejtësi.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta duke mos I kursyer as akuzat në drejtim të Euralius, shprehet se reforma në drejtësi u shndërrua në Ramaformë pasi sipas tij, qeveria I shkeli hapur të gjitha ndryshimet kushtetuese.

 

Sipas presidentit Meta, një gjë e tillë u tregua me zgjedhjen e prokurores së përkohëshme Arta Marku ku u shkelën hapur standardet e Komisionit të Venecias.

 

“Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë. Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese. Pasi mori timonin e qeverisë, i vetëm dhe pa frena, në shtator 2017, Kryeministri Rama si Artist i njohur, filloi të tjetërsonte Reformën në Drejtësi për ta bërë Ramaformë. Reforma e miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, filloi të zbatohej sipas shpirtit krijues që buronte nga “Bienale e Venecias”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, parashikon qartë mënyrën se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Në nenin 148/a, përcaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, ndërsa në nenin 179/ pika 13, si Dispozitë Kalimtare e Kushtetutës u përcaktua se, “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat (94 vota) e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit”. Kjo mënyrë zgjedhje u rekomandua nga Komisioni i Venecias për të shmangur kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca e kohës (PS + LSI) që zotëronte mbi 84 mandate në Kuvend. Mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm u vlerësua me shumë seriozitet nga Komisioni i Venecias, i cili ka dhënë rekomandime shumë të qarta dhe objektive mbi këtë çështje. Komisioni Venecias rekomandonte se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i rëndësishëm dhe duhet të tërheqë një shkallë të lartë konsensusi pa kompromentuar cilësitë e një kandidati të suksesshëm. Zgjedhja e njëanshme e këtij institucioni (PP) nga mazhoranca do të shkaktonte mungesë besimi nga opozita tek standardet e reformës dhe do të krijonte bindjen se mazhoranca e kohës po kapte sistemin e ndjekjes penale. Për të shmangur këtë situatë (kapjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm), Komisioni i Venecias rekomandoi dhe Kuvendi i Shqipërisë e pranoi, që deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, pra deri në 1 shtator 2017, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 (dy të tretat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 94 vota, në mënyrë që mazhoranca e kohës Rama-Meta, të mos kishte mundësi ta zgjidhte e vetme Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet e tjera të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëheshin me 3/5 (tri të pestat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 84 vota. Kështu rekomandoi Komisioni Venecias dhe kështu vendosi Kuvendi i Shqipërisë me 140 votat e tij maksimale në datat 21-22 korrik 2016. Por si mund të rrinte sistemi i drejtësisë pa patur një PPP (Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm)?! Për këtë, Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkundi në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016. Falë vizionit të Ulsiut dhe çertifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një intepretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota. Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota. Pra, nga standartet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet arstistike të Bienales së Venecias. Nga Reforma kaluan tek Ramaforma. Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj. Një guinness i ri shqiptar. Vijon…….”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Artist drejtesi Edi Rama Ilir Meta Reforme

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.