Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka lajmëruar se ai do të jetë faktor politik vitin e ardhshëm, kur të mbahen zgjedhjet lokale. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit deklaroi se beteja politike e tij do të jetë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kundër kreut të PD Lulzim Basha, duke i vendosur ata në një koalicion.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

” Të bëhen gati, se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë me e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit “Bravo-Brava”, që ka 8 vite qe qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën edhe luftën kundër korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë shefi i këtij koalicioni Bravo Brava, atë Ina Ina”

 

 

Meta ka theksuar se ai nuk do të mbështesë askënd në zgjedhjet e pjesshme, duke hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit për rolin e tij aktiv në garën e 6 marsit.

 

 

“Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje, sepse i takoj bashkisë së Tiranës, por si sic do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhet që merren ne emër të Shqipërisë për të blerë profesionalizimin tuaj, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shituara pa filluar.”

 

 

Nje ore me vone nga durresi kryetari i shtetit u beri apel qytetareve qe ne 6 mars te votojne per te zgjedhur kryetarin e ri te bahskise, duke u bere thirrje te mos bien pre e presioneve per blerjen e votes

 

Durresi eshte nje prej 6 njesive  ku do te zhvillohen zgjedhjet per kryetarin e ri te bashkise. Per shkak te bojkotit te opozites ne 2019, vetem nje prej ketyre bashkive, shkodra drejtohet nga nje perfaqesues e opozites, Voltana Ademi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *