E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: S’ka amnisti për dhunuesit e femrave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, presidneti Ilir Meta i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, duke i dhënë këtë të dilë në mbrëmje ngjyrën Institucionit të Presidencës.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thekson qëndrimin e tij se ketë vit nuk do të jetë amnizti për dhunën ndaj grave.

 

 “Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës. Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë