Presidenti i Republikës Ilir Metaështë takuar këtë të martë me  kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, ku kanë biseduar për situatën në Maqedoni dhe referendumin që pritet t’i japë fund problemeve me Greqinë.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse si dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

 

“Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm për integrimin e vendit. Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë”, tha Presidenti. Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit. “Shqiptarët në Maqedoni të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurt europiane të vendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *