E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta shpërthen ndaj Ramës: Merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS

Vetëm pak minuta pasi Edi Rama akuzonte nga Vlora, Ilir Metën se nuk ishte më President i Republikës, por i shërbente LSI-së, dhe se udhëtonte në fshehtësi, ky i fundit nga Tirana ju përgjigj me të njëjtën monedhë.


ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Se ka frikë presidenti nga Damiani apo kush tjetër që të shkoi fshehurazi në Vlorë? Kur të dojë Damiani, le të marri dhe gurunë, gurunë e gjatë dhe atë gurun tjetër, të dalim tek Sheshi i Flamurit. Po të dojë le të marrim dhe Selam Çimin e të marri dhe të gjithë ata drejtorët e hipotekave që i ka ndërruar atje, por po t’i marri të gjithë drejtorët e hipotekave, bëhet miting i paligjshëm se i ka bërë nja 50 deri tani.

Reklamë

 

Meta, lëshoi dhe një mesazh të qartë, çka mund nuk lë shumë vend për interpretim.


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES


Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti.

 

Duke ju përgjigjur Ramës se ai është në shërbim të LSI-së, Meta artikuloi të vetmin shqetësim që kishte:


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

 

I vetmi shqetësim që kam unë për LSI është se kështu siç po sillet ai, do ta trefishoi se për ta dyfishuar e ka dyfishuar, e ka ndihmuar me këtë procesin e pastrimit dhe i ka treguar të gjithë socialistëve se si merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e Partisë Socialiste. Le ti vërë ata në krye të listave dhe do ta marri mesazhin nga socialistët, por kam frikë se do ta trefishoi dhe shqetësimi im është kush e duron Monikën pastaj që të thotë: ja ku dallon në drejtim një grua nga një burrë.

Një paralajmërim Meta kishte dhe për të gjithë ata që do tentojnë të prekin votën


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

Janë shqetësuar nga mesazhet e presidentit? Le të shqetësohen dhe le të tmerrohen, të gjithë ata që mendojnë që do bëjnë tërmet si në Dibër apo Shijak. Se në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do t’u ndodhi nëse preket një votë e qytetarëve shqiptar

E në fund një mesazh edhe për qytetarët


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

Një qytetar që nuk voton nuk ka drejt që të ankohet, nuk ka të drejt që të kërkoi llogari, por unë besoj që të gjithë e kanë kuptuar që vota është fuqia e tyre.

 

Më shumë video

Reklamë