Meta shpërthen kundër “Venecias”: Vlerësim joprofesional e kontradiktor, tejkaloi kompetencat
Presidenti i Republikes Ilir Meta ka publikuar verejtjet e tij per opinionin paraprak te Komisionit te Venecias. Duke vene ne dukje se ai vete nuk e ka shkelur ne asnje rast kushtetuten, kryetari i shtetit I kritikon ekspertet e Venecias per mungese njohje te situates ne Shqiperi, per tejkalim te kompetencave e per mungese balance.
Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë. Projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimor.
Reklamë
Institucionin me te njohur ne bote per ekspertizen e tij kushtetuese, Presidenti i Republikes e kritikon per mungese profesionalizimi.
Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqimin e cunguar të deklaratave të autoriteteve publike është joprofesional dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias.
Per me teper sipas kreut te shtetit opinion i “Venecias” bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit.
Disa vlerësime dhe konkluzione të ekspertëve të Komisionit të Venecias bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare dhe me frymën mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta.
Por kritikat e kreut te shtetit kane shkuar edhe me larg duke akuzuar Venecian se po demton demokracine.
Projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik.Nëse ky projekt miratohet siç është atëherë çdo lider autokrat mund ta intepretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij.
Pertej verejtjeve Presidenti i Republikes i ka nisur komisionit te venecias 10 pyetje te reja ne lidhje me kompetencat e Presidentit duke synuar nje tjeter interpretim te eksperteve per anullimin e zgjedhjeve te 30 qershorit.




