Përplasjet për anetarin e dyte te Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit Ilir Meta dhe KED, ka bërë që kreu i shtetit të ripublikojë edhe njëherë letrën e pak ditëve më para drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, avokates së Popullit, Erinda Ballanca dhe kreytarit të KED, Arian Dvoranit, ku shpjegon procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve.

 

Duke iu kërkuar deputetëve që të lexojnë me kujdes letrën, Meta rikujton edhe njëherë procedurat duke shkruar se pas zgjedhjes së anëtarit të parë nga ana e Presidentit është radha e Kuvendit dhe e Gjyaktës së Lartë për të zgjedhur anëtarët e tjerë.

 

Në të gjitha vakancat aktuale për të cilat KED-ja ka zhvilluar procedurën e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes, sipas Metës, ka aplikantë, të cilët gjenden njëkohësisht në cilësinë e kandidatit qoftë në vakancat që i përkasin për plotësim Presidentit e qoftë në vakancat që plotësohen nga Kuvendi.

 

Meta thekson se emërimi eventual i njërit aplikant në listën e Presidentit, afekton domosdoshmërisht edhe numrin e aplikantëve që gjenden në listën/at e Kuvendit.

Sipas Metës, fakti që të njëjtët aplikantë gjenden edhe në listën e Kuvendit, komplikon kompetencën kushtetuese të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

“Kështu, një përzgjedhje e mundshme e Presidentit, pa ruajtur radhën kronologjike që Kushtetuta përcakton, mund të sillte/sjellë teorikisht, deri edhe në vendosjen e Kuvendit në kushtet e pamundësisë praktike për të pasur numrin e nevojshëm të kandidatëve për zgjedhur anëtarët që i takojnë. Presidenti mban këtë qëndrim nisur nga parimi kushtetues i luajalitetit (bashkëpunimit) midis organeve shtetërore dhe nga gjetja e mundësive që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më parë.”, shkruan Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *