Subscribe

Presidenti Meta ka refuzuat të zgjedhe anëtarin e dytë të Gjykates Kushtetuese. Kreu ij shtetit I ka dërguar një leter sqaruese Këshillit të Emerimeve në Drejtësi ku sqaron edhe arsyet pse nuk e ka zgjedhur emrin e dytë për në kushtetuese.

Meta në letër shkruan se ai ishteg I pari që zgjodhi njerin anetare të kushtetetueses, Besnik Mucin pak dittë më parë.

Tani, thotë Kreu I Shtetit, I takon Parlamentit të zgjedhe anetarin tjeter. Pasi të zgjidhet anetari nga kuvendi, do ti vijë radha sërish Metës për të zgjedhur kandidatin tjetër.

 

 

Presidenti ka arritur në përfundimin se shqyrtimi në themel i propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk mund të realizohet në këtë moment, pasi aktualisht sipas nenit 179, pikat 2 dhe 12 të Kushtetutës, si dhe neneve 7 pika 2 dhe 86 pika 4 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është radha e Kuvendit të Shqipërisë që duhet të shprehet për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë shkak, Presidenti i Republikës, bazuar edhe ne nenin 66 të KPrA-së, pezullon procedurën administrative, pasi është në pengesë kushtetuese dhe ligjore të veprojë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e Kuvendit mbi çështjen e zgjedhjes së anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, sipas nenit 125 pika 2 dhe 179 pika 2 të Kushtetutës, dhe nenit 86 pika 4 të ligjit nr.8577/2000.Bazuar në këtë arsyetim, si dhe në situatën faktike të krijuar prej shkeljeve administrative të KED-së, Presidenti i Republikës fton me këtë rast Kuvendin, që brenda kalendarit të punimeve dhe programit të punës, të veprojë në një kohë sa më të shpejtë të mundshme me zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Presidenti i Republikës të veprojë pas kësaj me emërimin e anëtarit tjetër të Gjykatës, për vakancën respektive.

 

 

 

 

Meta shton se me kete veprim, ai synon vetëm të ruajë kushtetuetshmërine e emerimit të anëtarëve të rinj të kësaj gjykate. Menjehere sapo parlamenti të ketë bërë zgjedhjen e vet, Presidenti thote se do të vijojë me procedurat e tij sipas radhës që I takon.

 

 

Presidenti me këtë vendim paraprak, synon respektimin e normës kushtetuese të zbatimit të radhës në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullimin e një situate jo të zakonshme të krijuar nga veprimtaria administrative e dërgimit të listave të keqmenduar nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky vendim për pezullimin e vijimit të procesit administrativ të shqyrtimit të listës dhe dokumentacionit të përcjellë nga KED-ja, deri në realizimin e zgjedhjes nga Kuvendi të anëtarit të dytë (datë 13 nëntor 2019), ka për qëllim ruajtjen e kushtetutshmërisë të emërimit/zgjedhjes së anëtarëve të rinj të kësaj Gjykate dhe evidenton qartë vullnetin e Presidentit të Republikës, se në cilësinë e organit të emërtesës, Presidenti do të shprehet për të emëruar anëtarin e radhës të Gjykatës Kushtetuese nga lista e kandidaturave të përcjella nga KED-ja.

.

Presidenti i Republikës, shton më tej se  ashtu si ka vepruar deri më tani do të vijojë të ofrojë mbështetjen dhe bashkëpunimin maksimal me secilin prej institucioneve në mënyrë që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë të jetë sa më shpejt funksionale dhe të gjitha vendet vakant në këtë gjykatë të plotësohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kushtetutës dhe kërkesat e ligjit.

 

Deri tani i vetmi anetar i zgjedhur nga Presidenti per ne Kushtetuese eshte Besnik Muci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *