Krim kushtetues, moral dhe ligjor e ka konsideruar presidenti Ilir Meta shembjen e Tetarit Kombëtar në orët e para të mëngjesit.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se urdhri për prishjen e godinës së Teatrit u dha nga “mafia”. Ndërsa e quajti një damkë të zezë dhunimin e artistëve dhe gazetarëve.

“KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM. Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo Y ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.”

Aktualisht, situata shfaqet e tensionuar pranë Teatrit. Teksa INUV po vijon punën për shembjen e godinës, protetsuesit e revoltuar po tentojnë të çajnë kordonin policor duke u përleshur me efektivet e policise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *