Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë...

Ballkaniada e pingpongut në Elbasan, 13 vende pjesmarrëse, në...

“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse nga Venezuela...

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një i proceduar...

Vodhën banesën duke kërcënuar pronarin me thika, arrestohen 2...

Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e...

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy...

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë!...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim...

Meta promovon librin mbi humanisten austriake, Marianne Graf

5 Dhjetor 18:48

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marre pjesë në ceremoninë solemne të organizuar për të promovuar librin e Lindita Sinës, kushtuar veprimtares humaniste dhe bamirëses austriake, Marianne Graf me titullin: “Marjana – Historia shqiptare e një austriakeje”.

 

Pjesë e kësaj ceremonie ishte Konsullja e Austrisë në vendin tonë, Renate Seib, përfaqësues të trupit diplomatik, shkrimtarë e publicistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

Kreu i shtetit në fjalën e tij është shprehur falenderimet që ishte pjesë e këtij promovimi.

 

 “Jam i nderuar që sot së bashku me ju të marrim pjesë në promovimin e librit “Marjana”, një libër që i kushtohet humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit tonë, znj. Marianne Graf. Ajo me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilën e ka filluar 26 vite më parë, atëherë kur populli shqiptar sapo kishte dalë nga diktatura më e egër e kontinentit dhe kishte nevojë për miq të vërtetë dhe të sinqertë, ka lënë gjurmë të mëdha. Si çdoherë, në momente të rëndësishme dhe të vështira për kombin tonë, miqtë e mirë dhe ndihma e sinqertë nga Austria dhe populli austriak nuk na ka munguar”,

 

Ai tha se historikisht, Austria dhe austriakët e kanë treguar me vepra miqësinë për popullin tonë dhe për këtë ju jemi shumë falënderues.

 

“Për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve Marianne së bashku me bashkëshortin e saj z.Ëilli Graf, themeluan shoqatën, ‘Partneriteti Shqipëri-Austri’ (‘Albanien-Austria- Partnerschaft’).Përmes kësaj shoqate u afruan edhe më shumë dy kombet dhe vendet tona, u ndje edhe më fortë miqësia e sinqertë e austriakëve ndaj shqiptarëve. Për shumë austriakë, emri i Shqipërisë lidhet me emrin, Marianne Graf. Ashtu sikurse për shumë shqiptarë, të cilët e kanë ndjerë dorën e ngrohtë të ndihmës së saj, emri i Austrisë lidhet pazgjidhshëm me emrin e saj. Për shqiptarët Marianne është shqiptarja austriake. Për austriakët Marianne është austriakja shqiptare”.

 

Presidenti theksoi më tej se ndihma pa fund humanitare, objekte ndërtimi të panumërta, projekte inovative e me të ardhme në shumë fusha të jetës ekonomike, sociale, kulturore të shqiptarëve në zonat më të thella të vendit janë realizuar përgjatë 26 viteve, falë angazhimit të pandërprerë të Marianne e Ëill Graf dhe koordinatorit shoqatës së tyre në Shqipëri, zotit Skënder Thaçi.

 

“Të gjitha projektet kanë përfunduar në afatin e caktuar, me sukses, duke u bërë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm në vend, edhe pse të bazuara pa përjashtim mbi mjete financiare të dhuruara e duke qenë të ekspozuara ndaj vështirësive të papritura.Puna e Marianne-s, Ëilli-t e Skënderit dhe ekipit të tyre ka përcjellë shpresë, dashuri, paqe, mirëkuptim dhe buzëqeshje kudo. Ndaj ne sot po promovojmë me shumë kënaqësi librin ‘Marjana’ të autores Lindita Sina. Ky libër, do të na afrojë edhe më shumë, me shpirtin e pastër dhe bujar të zonjës Graff. Ajo me punën dhe veprimtarinë e saj, është dekoruar dhe vlerësuar nga Presidenti i Republikës në të kaluarën, por vlerësimin më të lartë për Marianne-n e kanë dhënë qytetarët shqiptarë për shpirtin e saj bujar dhe human. Shenjtorja e kombit shqiptar dhe e mbarë botës, Nënë Tereza, ka thënë se:  ‘Ndoshta secili prej nesh nuk mund të bëjë gjëra të mëdha në jetë, por secili mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe’. Në rastin e Marianne-s mund të themi pa frikë se ajo ka bërë gjëra të mëdha me dashuri të madhe e të pafundme, prandaj edhe mirënjohja jonë është e tillë edhe për të”.

 

Ndërsa në fjalën e saj, zonja Marianne Graf falënderoi Presidentin Meta për vlerësimet si edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj në veprimtarinë e saj të gjatë humanitare në Shqipëri.

 

“Ndihem shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht. Dua të falënderoj në veçanti autoren e librit si edhe Presidentin Meta për këtë ceremoni të veçantë, por edhe për fjalët e tij mira për kontributin tim humanitar në ndihmë të shqiptarëve. Dua të falënderoj të gjithë që ato që u bënë pjesë e këtyre udhëtimeve shpesh tepër të vështira që kemi bërë përgjatë gjithë këtyre viteve. Jam e lumtur të shoh që të gjitha përpjekjet e mia vlerësohen”.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Austriaket Libri meta shqiptare

Nga e njëjta kategori

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë me Ramën, Balla: Në republikat parlamentare s’ka kufizim mandati

më shumë...

Ndryshon ligji për Shërbimin Sekret, opozita voton kundër: Të dhënat për stabilitetin e brendshëm mund të keqpërdoren

më shumë...

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan jepen masa sigurimi për 6 funksionarë të shtetit

më shumë...

Lamallari firmos urdhrin: Ikball Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:35

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

3:34

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS:...

3:13

Ndryshon ligji për Shërbimin Sekret, opozita voton...

2:55

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë...

2:49

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e...

2:47

Ballkaniada e pingpongut në Elbasan, 13 vende...

2:30

Lamallari firmos urdhrin: Ikball Berisha shpallet “non...

2:26

“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse...

2:25

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një...

2:17

Zhvillohet provimi i matematikës, nxënësit e klasave...

2:09

Studimi: Punët e shtëpisë mund të ndikojnë...

1:41

Vodhën banesën duke kërcënuar pronarin me thika,...

1:22

Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre...

1:09

IMT shemb tre objekte pranë Rrugës Transballkanike...

1:05

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin,...

12:58

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s...

12:53

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet...

12:38

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund...

12:13

Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të...

12:07

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon...

Më të klikuarat

  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.