Presidenti Meta mblodhi mengjesin e kësaj të hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tërmetin e frikshëm që goditi vendin në 26 nëntor që la pas 51 viktima.

Pas takimit Meta, shkroi në rrjetet sociale se kjo mbledhje shërbeu për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës.

Kreu i shtetit shtoi se Këshilli i Sigurisë mbështetët prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
 

Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *