Politikë
Meta pret ambasadorin e ri të Sllovenisë: Të rrisim bashkëpunimin ekonomiko-tregtar

Presidenti Ilir Meta priti në një takim ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj.
Reklamë
Takimin e ka njoftuar vetë kreu I shtetit në një postim në “Facebook”, ku shprehet se bashkë me ambasadorin evidentuan mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve.
“Pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri z.Peter Japelj, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




