Subscribe

Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin se bashkitë po bëjnë presion për vota. Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta kërkoi që të hiqet dorë nga kjo sjellje dhe të ofrohen shërbime për qytetarët që kanë paguar taksat.

 

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës. Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit. Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!”

 

Edhe disa ditë më parë kreu i shtetit akuzoi mazhorancën se ka nisur fushatën e blerjes së votës për zgjedhjet e 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *