E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta përsërit thirrjen: Të hetohen të gjitha votat e pavlefshme

Presidenti Ilir Meta përsëriti thirrjen për hetimin e mbi 83 mijë votave që u shpallën të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se hetimi i këtyre votave me qetësi dhe transparencë maksimale është më i vlefshëm se kurrë.

 

Reklamë

Sipas kreut të shtetit, çdo votë të numërohet dhe rinumërohet sipas Kodit Zgjedhor.

 

“Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit. Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë. Duke patur parasysh pamundësimin e ushtrimit të së drejtës së votës edhe përmes akteve të njëanshme normative, pjesëmarrja rekord më 25 prill e mbi 74% të qytetarëve rezidentë në Shqipëri me të drejtë vote, është shprehje e qartë e përgjegjësisë së lartë qytetare për fatet e vendit. Ndërkohë që procesi zgjedhor vazhdon, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cenuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve. Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz. Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit! I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme! Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit. Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale! Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor

Më shumë video

Reklamë