E hënë, 23 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta për “Vizion Plus”: Do të shkoj edhe në Vlorë, do të festoj me qytetarët

Presidenti Ilir Meta, teksa ndodhej në Shijak, dha një intervistë për “Vizion Plus”, për “Zgjedhje 2021”.

 

I pyetur nga moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj se ku do të jetë ndalesa e radhës, Meta tha se do të shkojë edhe në Vlorë, siç ka dhënë fjalën.

 

Reklamë

Ai vlerësoi se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë deri tani.

 

“Do ta mendoj se shikoj telefonin dhe kur vjen ndonjë informacion, shumë ja çoj Drejtorit të SHISH. Procesi po ecën shumë mirë dhe nuk duhet t’u japim prioritet këtyre gjërave të vogla. Unë ndërkohë në zyrë jam, përderisa kam celularin me vete, në zyrë jam. Do të shkoj në Vlorë. Patjetër që do të shkoj. Kam dhënë fjalën. Por kemi kohë deri atëhere. Si të mos e mbaj fjalën unë? Do të shkojë për të festuar me Vlorën, me vlonjatët, me të gjithë shqiptarët kurorëzimin me sukses të një procesi shembullor. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës të ecin drejt kutive me qetësi, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Vlorën dhe Shqipërinë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë