E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Meta për Senatorin McCain: Shqiptarët humbën një mik të veçantë

Presidenti Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushullimi për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se e ka pritur me hidhërim ndarjen nga jeta të senatorit McCain.

 

Reklamë

Gjithashtu ai ka theksuar se McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

 

“Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe. Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan. Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për çështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën.Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm.

U prehtë në paqe shpirti i tij!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë