Subscribe

Ndërsa theksoi se 25 prilli do të jetë fundi i marrëzisë së kësaj qeverië, presidenti Ilir Meta u shpreh se demokracia nuk ka për t’u bërë kurrë kurban në vendit tonë.

 

Sipas tij, Vlora është një nga qytetet më të dëmtuara dhe se vlonjatët ia kanë bërë gati dhomën “për të kontrolluar çrregullimet e tij mendore”.

 

“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrregullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban. Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *