Subscribe

Vendimi i mazhorances per te kufizuar te drejten e presidentit ne raport me betimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese ka sjelle reagimin e ashper te kreut te shtetit Ilir Meta

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Mirese erdhet ne keshtjellen e mbrojtjes se Kushtetutes dhe demokracise”

Ne 12 shkurt Parlamenti vendosi qe Presidenti I Republikes ka vetem 10 dite afat per te zhvilluar ceremonine e betimit, ne te kundert anetari I Gjykates Kushtetuese betohet me shkrim dhe I nis letren kreut te shtetit. Tashme ky ndryshim ligjor eshte ne zyren e Ilir Metes per tu dekretuar, por kreu i shtetit e ka bere te qarte se nuk do ta firmose pasi eshte anti-kushtetues

 

ILIR META

“Votimi i këtij ligji është një tjetër atentat i mazhorancës ndaj Kushtetutës, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të procesit të emërimit të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetit e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes tetstit të besnikërisë politike.”

 

Sipas Presidentit te Republikes te gjitha nismat e tjera ne lufte kunde krimit te organizuar synojne te shperqendrojne vemendjen nga kapja e Gjykates Kushtetuese.

 

 “Edhe keto kck qe behen nuk jane gje tjeter vecse gje tjeter vecse nje zhurme per te spostuar vemendjen nga peprjekja per te finalizuar kapjen e shtetit dhe per t einstaluar grushtin e shtetit. Cdo Italian jurist kur e degjon thote colpo di stato”

Pervec betejes me mazhorancen per ndryshimin e ligjit, Ilir Meta ka kritikuar ashper kreun e Keshllit te Emerimeve ne Drejtesi Ardian Dvorani. Ai ka paralajmeruar nje shtese ne padi kunder Dvoranit.

 

Të kallëzuarit Ardian Dvoprani duhet t`i ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, që vendin e fundit vakant në të, t`ia ruajë vetes!

Shtesa e padise ka te beje me letren qe kreu I Keshillit Dvorani I ka derguar ne 8 nentor parlamentit ku edhe pse sipas presidentit nuk ka zhvilluar asnje mbledhje te Keshillit ai njofton Kuvendin se ne vakancen e presidentit eshte zgjedhur si aneatre e Gjykates Kushtetuese Arta Vorpsi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *