Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar Kuvendit një tjetër mesazh në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ngritja e Kushtetueses është një nga 9 kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave ndërsa thekson se ai e përzgjodhi anëtarin e parë dhe se është radha e Kuvendit që të zgjedh të dytin.

 

Meta nënvizon më tej se po e ndjek me vëmendje procesin dhe se do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij. Në fund presidenti e mbyll postimin me një përshëndetje ironike për deputetët nga Forumi i Paqes në Paris ndersa thekson se do te zbardh te gjitha marifetet e individeve te verber partiake te sistemit te drejtesise dhe botimet kontrabante ne Fletoren Zyrtare se bashku me mbledhjet e pazbardhura te KED.

 

“Të nderuar deputetë, Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë! Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese! Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë! Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë! Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij. Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë! Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!! Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *