Subscribe

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati ( Bushka) i bëri disa pyetje presidentit Meta në pozicionin e anëtarës së komisionit hetimor parlamentar mbi veprimtarinë e kreut të shtetit për dekretet e datës së zgjedhjeve.

Ferhati e pyeti Metën se cfarë tentativash  bëri ai për të ulur palët në tryeze para se të mbaronte afati I regjistrimit në zgjedhjeve, në kohën kur opozita zhvillonte protesta në disa raste të dhunshme.

Meta shpjegoi se ka ndjekur disa hapa por Rama dhe lideret e opozitës kanë qënë të papërgjegjshëm.

 

Unë kam qenë i pari që kam thënë qartë që të dyja palët duhet të distancohen nga rruga e konfrontimit, pra që isha kundër djegies së madateve nga opozita. Por asnjë gjë nuk ndodhi; në qoftë se ata si opozitë ishin të papërgjegjshëm edhe mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për të vendosur një dialog për normaliziminin e situatës. Shqipëria është në një krizë të paprecedentë përfaqësimi. Këtë gjë e tregon edhe parlamenti i paplotësuar.Bëra përpjekje që palët të negocionin edhe para se të merrja vendimin për të shtyre datën e zgjedhjeve lokale.Përpjekjet e mija kanë qenë të vazhdueshme, mund ti referohemi edhe referimit të OSBE/ODIHR të raportit paraprak ku thotë se Presidenti bëri thirrje të vazhdueshme për dialog. Por kam hasur pengesa nga kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mbi 30 qershorit dhe e dyta ishte kokëfortësia e kryetarit të Partisë Demokratike. Të dyja për mua këto ishin të papranueshme. Ashtu si për mua ishte e papranueshme edhe sjellja e opozitës, kreut të PD, Lulzim Basha që nuk pranoi të ulej në dialog me kryeministrin.Të dyja ishin të papranueshme në konceptin tim.Unë nuk kam qënë dakort as me aktet e dhunës në disa protesta të opozitës, as me antimitingjet e kryeministrit. Ia kam thënë këtë gjë edhe Ramës. 

 

Meta tha se nuk është hera e parë që një president I Shqipërisë nxjerr dekrete për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo sipas, presidentit ka ndodhur edhe ne 8 rastë të tjera, në situata jo normale.

 

Çfarë mund të bënte presidenti, kur të dyja palët kishin marrëveshje për konfrontim. Ishte detyra ime të shmangia pasojat për qytetetarët dhe t’ju jepja mundësinë dy palëve për reflektim. Ketë gjë ia kam përcjelle në mënyrë të vecante Paskal Milos, u shpreh mes të tjerash presidenti Meta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *