Subscribe

Presidenti Ilir Meta  insiston që qeveria po tenton të pushtojë Gjykatën Kushtetuese me qëllim instalimin e një diktature të pakicës, ndërsa shton se kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit i bën edhe njëherë thirrje shqiptarëve që të mblidhen më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë një paralajmërim qeverisë, për të cilën thotë se nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

 

“Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.”

 

Meta thekson se nuk ka forcë në botë që t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e vendit.

 

“Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *