E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Meta, një njeri që s’ngopet”/ Rama: Shqiptarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Kryeministri Edi Rama ka folur për Ilir Metën dhe jashtë sallës së Kuvendit. Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se Presidenti është një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruar dynjanë.

Ai siguroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që pritet të votohen sot në Kuvend do të do të provojnë se shqiptarët kanë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Kreu i qeverisë tha se partitë e vogla, me pragun 1 për qind, nuk kanë çfarë bëjnë më në Kuvend, por të dalin dhe të mbledhin votat.

“Formulat i ka shpikur bota, dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në vende të botës. Kemi parë disa mekanizma. Kemi zgjedhur këtë, ku gjithkujt i jepet mundësia të bëhet përfaqësues i popullit në kuvend, të konkurrojë, edhe partia e cila ka përgjegjësinë t’iu paraqesë skuadrën, bën formacionin e vet, dhe më pas konsultohet me votuesit, dhe votuesi përcakton kush hyn dhe jo në fushë. Partitë e mëdha, të cilat kanë përgjegjësi të udhëheqin, të vendosin se s’janë partitë e vogla, partitë e vogla kanë thjesht pazarin e tyre. Partitë e mëdha ndërtojnë formacionin, me burra e gra, njerëz nga fusha të jetës. Kanë një formim e eksperiencë. Shqiptarët do zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre përsëri. Shqiptarët do zgjedhin patjetër. Është zgjedhje që e kanë shqiptarët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë