Subscribe

Kryeministri Edi Rama foli nga Vlora lidhur me akuzat që opozita ka hedhur në drejtim të qeverisë për keqmenaxhimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

Ai nënvizoi se Shqipëria ka pësuar një transformim të shërbimit shëndetësor dhe se është e gatshme që të përballojë sfida të tilla.

Sa i përket deklaratës së presidentit që opozita meriton notën 10 për qasjen ndaj COVID, Rama tha se Meta është “plotësisht i dehur” që ëndërron luftën me qeverinë.

“Kur ne morëm detyrën në spitalin e Vlorës ishin dy aparatura të kohës së miqësisë shqiptaro-kineze. Sot po i përgjgijemi pacientëve me të gjitha protokollet shëndetësore. Kush flet sot për spitalet ose i ka sytë në vend dhe mendjen në gjumin e lulit, ose i ka veshët në vend, por e ka mendjen te dokrrat e Monës. Shqipërisë nuk po i ndodh asgjë më shumë nga ç’po i ndodh gjithë vendeve të bottës. Është e dhimbshme, por e vërtetë. Opozita do që Shqipëria ta humbasë sfidën me armikun e padukshëm dhe ata të përfitojnë pushtet që e kanë patur dy herë, dhe dy herë kanë treguar që dinë ta përdorin vetëm për vete, dhe Shqipërinë në drejtim të paditur. Një herë e kanë çuar në humnerë (1997) njëherë në buzë të humnerës (2013). Si mundet një opozitë e tillë t’i mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës e kiametit dhe nga ana tjetër të katandiset vendi me një president që del sikur del në një oborr klubi me ndërtim pa leje, i dehur plotësisht dhe thotë “i vë notën 10”. Për vete ëndërron luftë, jo me covid, por me qeverinë. Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *