E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta ngre dolli me presidentin Radev: Bullgaria ishte streha e sigurt e shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta priti të enjen homolgun e tij bullgar, Rumen Radev, gjatë vizitës së tij dy ditore në Tiranë.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë.

 

Reklamë

“I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë! Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë. Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912.”

 

Ndërkohë, e sheh të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare, plot shkëlqim e mirëbesim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë