E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Meta në shkollën e Rozhajës: Nga sot do jem pranë këtyre fëmijëve

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta ka vizituar këtë të dielë shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në Komunën Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.

 

Reklamë

Në këtë vizitë kreu i shtetit është pritur nga stafi pedagogjik i shkollës si dhe dhjetëra nxënës e prindër të tyre.

 

Reklamë

Ndërkohë kjo është vizita e parë e një Presidenti nga Shqipëria viziton këtë shkollë fillore.

 

Në fjalën e tij ai është shprehur i lumtur që ndodhet sot pranë brezit më të ri të shqiptarëve në Mal të Zi. Kreu i Shtetit ka dhuruar për shkollën fillore në Dacaj 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

 

“Çdo ditë do jem shpirtërisht pranë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Falenderoj stafin pedagogjik për punën e mrekullueshme që bën në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar”.

Më shumë video

Reklamë