Në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, u zhvillua të shtunën në mbrëmje ceremonia e vlerësimeve të sportistëve të shquar shkodranë ndër vite, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Shoqërisë Sportive “Vllaznia”.

 

Me këtë rast Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” futbollistin e shquar shkodran e të Ekipit tonë Kombëtar, modelin frymëzues të shumë brezave të rinj, Sabah Bizi.

 

Duke marrë në dorëzim titullin e lartë, Bizi falënderoi i emocionuar Kreun e Shtetit për vlerësimin maksimal, respektin dhe mirënjohjen e thellë.

 

Gjithashtu Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh”:  çiklistin Agim Tafili, atleten Arbana Xhani (Bekteshi), peshëngritësin Asim Belinovi, futbollistët dhe trajnerët Astrit Hafizi dhe Ramadan Rragami, Xhevdet Shaqirin (Pas vdekjes), futbollistët Edi Martini, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, golashënuesin Vioresin Sinani, atletin rekordmen Hysni Bebeziqin (Pas vdekjes), volejbollistët e spikatur Luigjino Mjeda dhe Mark Kroqi, basketbollistët Muhamet Sokoli e Refik Vorfa e Sokol Kalaj, basketbollisten frymëzuese Pina Haxhi (Vuka) si dhe mundësin e trajnerin Rrok Bardeli.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *