E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta në samitin e Brdo-Brijunit: Anëtarësimi në BE, qëllimi strategjik kombëtar

Presidenti Ilir Meta ka theksuar në takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit se anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e madhe e Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se mbështetja e procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike europiane të këtij rajoni.

 

Reklamë

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.”

 

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe krerët e shteteve të Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë