E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta në Pogradec: Votoni LSI që të shpëtoni nga taksat

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar në Pogradec se, “LSI është forcë e parë në të gjithë Shqipërinë”.

 

Në një takim me qytetarët e Pogradecit, Meta iu drejtua votuesve që të votojnë LSI, në mënyrë që të shpëtojnë nga taksat.

 

Reklamë

Nga aty, ai ka bërë thirrje për të marrë hak me votë ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ai shiti bashkinë e qytetit.

 

“Jo vetëm që e shitën e Pogradecit siç shitën edhe atë të Lezhës, që mos i merrte aleati LSI që i qëndroi korrekt, por edhe e kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos e mbështetur me financime duke penalizuar një popull të tërë këtu”, tha Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë