Presidenti Ilir Meta mëngjesin e kësaj të enjtje e ka nisur me një status në facebook, ku ka lajmëruar se i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar për të konfirmuar mbështetjen e tij në aplikimin e tyre drejtuar organizatës “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

 

Kreu i shtetit bashkangjitur me postimin ka edhe një video të vitit 2000, kur Rama ishte minister Kulture ne qeverine qe drejtonte Meta, duke vënë në dukje ndryshimin e qëndrimit të kreut të qeverisë mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

“Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental. Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *