Presidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Tropojë ka marrë pjesë në “Festën e Gështenjës”, që është kthyer në një veprimtari tradicionale për këtë qytet çdo vit në tetor, muajin e vjeljes së gështenjave.

 

 

Në fjalën e tij kreu i shtetit është shprehur i kënaqur që është pjesë e asaj feste jashtëzakonisht të rëndësishme për tropojanët.

 

“Gështenja juaj është një ‘brand’ tjetër i jashtëzakonshëm për Tropojën dhe Shqipërinë. Fakti që kërkohet kaq shumë jashtë, që eksportohet e blihet me një çmim tepër të leverdisshëm është treguesi më i mirë, ashtu sikurse kur shkohet në tregun vendas, të gjithë zhgënjehen me gështenjat e importit dhe me cilësinë e tyre. Inkurajimi jo vetëm i ruajtjes së këtyre masivëve, por mundësisht edhe i rritjes së tyre, i sipërfaqeve, jo vetëm në Tropojë, që e ka traditë, por edhe në shumë vise të tjera të Shqipërisë ku ekzistojnë këto mundësi e potenciale, duhet të jetë një zhvillim i rëndësishëm për të ardhmen”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *