Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Lekbibaj të Tropojës është ndaluar në një nga bujtinat që ndodhen në këtë zonë.

 

Kreu i shtetit zhvilloi një vizitën në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë, siç e bën vetë të ditur në një status në Facebook.

 

Ai ftoi të gjithë shqiptarët të bëjnë një vizitë në Curraj të Epër pas hapjes së rrugës së re që e lidh atë me Lekbibaj.

 

“Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë. Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse. Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj: Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *