E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta me shqiptarët e Malit të Zi, pritet me entuziazëm

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë  në Komunën e Rozhajës të Malit të Zi.

 

Kjo është hera e parë që Presidenti i Shqipërisë viziton komunën këtë komunë në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë.

 

Presidenti është pritur nga dhjetëra banorë shqiptarë të Rrozhajës si dhe  zonave përreth që kishin dalë për ta përshëndetur.

 

Kreu i shtetit është pritur  nga Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, nga ministra dhe deputetë.

 

Presidenti Meta u ka  uruar shqiptarëve të Rozhajës  dhe kudo në Malin e Zi gëzuar Festën e Flamurit Kombëtar. Presidenti Meta ishte i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale kulturore “Ora e Maleve”.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh