E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: Mbrojtja e kulturës arbëreshe forcon marrëdhëniet Shqipëri-Itali

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të shtunë është shprehur se angazhimi i nëntë komunave në Itali, konkretisht ato të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar në mbrojtjen e kulturës arbëreshe është ngjarje, e cila sipas tij duhet të këtë mbështetje maksimale.

 

Kreu i shtetit pohon se ky është një tregues i qartë dhe që shërben për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

Reklamë

“Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.? I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë