Subscribe

Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një letër dy liderëve të opozitës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, ku u jep porositë e fundit për zgjedhjet. Kreu i shtetit kërkon nga Basha e Kryemadhi të bëjnë çdo gjë për të garantuar një proces të drejtë zgjedhor, pa u frikësuar votues dhe pa presione për votën.

 

“Kërkoj angazhimin tuaj maksimal dhe koordinimin tuaj sa më të efekshëm për të ndaluar dhe neutralizuar me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votueseve dke ushtruar presion dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës.”

 

Angazhimin e krerëve të opozitës, Ilir Meta e kërkon duke nisur nga e diela e derisa të përfundojë numërimi i votave.

 

“Këmbëngul në domosdoshmërinë e përkushtimit tuaj për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor, që nga fillimi i procesit të votimit dhe deri në përfundim të numërimit të votave.”

 

Edhe një herë tjetër, ai kritikon opozitën pse dogji mandatet sepse në këtë mënyrë, sipas tij, ju hap rruga PS për të instaluar një model autokrat të qeverisjes. Ilir Meta shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

 

“Përgjegjësia juaj ndaj popullit shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. Shpreh të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë time për të bashkëpunuar me ju për këtë qëllim, deri në fund të procesit zgjedhor.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *