Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor. Në një konferencë për mediat Ilir Meta ka shkuar edhe më tej, duke paralajmëruar se nuk do të dekretojë kryeministrin nëse këto ndryshime zbatohen në zgjedhjet e ardhshme. Për të mbështetur këtë paralajmërim kryetari i shtetit ka cituar nenin 96 të Kushtetutës si ka parashikohet se  “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës emëron Kryeministrin’

ILIR META

PRESIDENTI I REPUBLIKES

Ndryshimet e propozuara, nëse vazhdojnë të shqyrtohen dhe të miratohen, përveç antikushtetutshmërisë së procesit në vetvete, do të krijojnë përplasje të fortë edhe me këtë dispozitë që i njeh kompetencën Presidentit të Republikës që emërimin e Kryeministrit ta pranojë nga partia apo “koalicioni” që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor.

Ky nuk eshte i vetmi paralajmerim qe Ilir Meta ka artikuluar sot nga selia e presidences, pasi kreu i shtetit ka sjelle serish ne vemendje shperndarjen e parlamentit.

Presidenti i Republikes nuk iken, duan ta heqin kur te duan te vine. Ketu eshte presidenti, edhe populli aty eshte, ne 2 mars. Ju nuk i degjoni, por une i degjoj, shperndaje shperndaje shperndaje. Po ua tregoj une kompetencen, sic kane ata kompetence per te bere keto cmendurira e marrezira.

Kete qendrim te ashper presidenti e mbeshteti tek ato qe ai i cileson shkelje te kushtetutes; se pari sipas tij ndryshimet kushtetuese jane depozituar gjate kohes kur vendi ishte ne gjendje te jashtezakonshme dhe kjo eshte anti-ligjore; se dyti ndryshimet e sistemit sipas Komisionit te Venecias nuk mund te realizohen me heret se nje vit para zgjedhjeve.

Per keto arsye Ilir Meta thekson se rruga e vetme per ti kaluar eshte referendum duke replikuar me kryeministrin Rama se sovrani ]i vetem nuk eshte parlamenti por populli.

Duan te heqin koalicionet, patjeter populli le te vendose. Do koalicione apo nuk do koalicione. Kjo eshte thelbesore per pluralizmin politik, per demokracine.   

Ilir Meta ka risjelle argumentin se parlamenti ka vetem 82 deputete legjitime, duke mos lene menjane kritikat per opoziten qe dogji mandatet

Presidenti qe kur eshte hedhur ideja e marre e djegies se mandateve, ideja e marre e djegies se mandateve ka qene publikisht kunder dhe u aka thene ne sy te gjithe atyre qe e kane hedhur dhe atyre qe e kane bere ne kundershtim me vullnetin e Presidentit te Republikes.

Presidenti i Republikes Ilir Meta i ka kthyer jo pak ligje mazhorances per rishqyrtim, por ne rastin e ndryshimeve kushtetutese ai nuk ka mundesi ta beje kete, pasi ligji themeltar i shtetit nuk e lejon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *