Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën, Dembele realizon...

Meta kujton Çlirimin e Skraparit: Koha të merremi seriozisht me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut

5 Shtator 22:33

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar këtë të enjte ditën e Çlirimit të Skraparit.

 

Kreu i shtetit shkruan se 5 shtatori është një ditë shumë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

 

“Sot është 5 Shtatori, një ditë shumë e dashur për mua dhe për të gjithë ata të cilët janë nga Skrapari: Dita e Çlirimit nga pushtuesi të Çorovodës dhe mbarë krahinës nga ne jemi. Por 5 Shtatori 1942 është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori, pikërisht disa ditë përpara Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë patriotëve shqiptarë në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj sot përulem me mirënjohje të veçantë ndaj Komandantit të çetës plakë të Skraparit, Mestan Ujanikut, kryengritësit të përhershëm, i cili vdiq tragjikisht në burgjet e komunizmit, vetëm pse mbështeti deputetët e pavarur pas çlirimit, sepse kishte luftuar që njerëzit të zgjidhnin të lirë dhe jo të vendoseshin nën zgjedhën e një regjimi monist.

Skrapari qëndroi një kështjellë e papushtuar deri në fund, ndonëse e pagoi me masakra çnjerëzore, si ato që nazistët kryen në janar 1944, në Vlushë, Krushovë, Turbohovë dhe Kapinovë, ku u ekzekutuan 114 burra e fëmijë, për të terrorizuar të gjithë krahinën kryengritëse. Por vetëm pak ditë me vonë forcat naziste do përjetonin një nga disfatat më të rënda të “Operacionit të Dimrit”, pikërisht në betejën e lavdishme të Tendës së Qypit, ku shkëlqeu trimëria e popullit të Skraparit me në krye Heroin Zylyftar Veleshnja, në krah të forcave të Brigadës së Parë Sulmuese.

Ndërsa në Vlushë, vetëm dy muaj pas masakrës, u krijua Brigada e 7-të Sulmuese, një nga formacionet më të lavdishme të Luftës Antifashiste, ku nën komandën e Gjin Markut, u bashkuan edhe disa qindra djem e vajza partizane të krahinës, që e ndoqën pushtuesin deri në Vishegrad.

Ngjarje të tjera të rëndësishme si Kongresi i Pare i Rinisë Antifashiste në Helmës dhe krijimi i Brigadave e formacioneve të tjera partizane në këtë krahinë, ishin një kontribut për fuqizimin e Luftës Antifashiste deri në çlirimin e Shqipërisë.

Ndërkohë që dy nga betejat më kryesore të “Operacionit të Qershorit”, ajo në Qafën e Gjarprit dhe Qafën e Shkozës u zhvilluan pikërisht në Skrapar, ku pushtuesit u thyen keq dhe u detyruan të kthehen pas.

Sot është momenti të nderojmë qindra dëshmorët që dha populli i Skraparit për Çlirimin e vendit dhe të gjithë personalitetet të cilët drejtuan Luftën, si Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnja, Kahreman Ylli, Neshat Hysi, Njazi Çepani, Iliaz Sevrani dhe plot të tjerë.

Sot kujtojmë Ramiz Aranitasin, emrin e të cilit mban me krenari gjimnazi i qytetit, si dhe Heroin e Popullit Estref Caka, i cili dha jetën për çlirimin e kryeqytetit dhe 417 dëshmorët që i dha Skrapari, Çlirimit të Atdheut. Sot nderojmë të gjithë ata heronj të cilët vaditën me gjakun e tyre tokën e Skraparit dhe mbetën të përjetshëm në krenarinë e betejave të fituara si Xheladin Beqiri, Gani Nivica, Mefail Rozani dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë të gdhendur vetëm në lapidarët e Tendës së Qypit, Qafës së Gjarprit e Qafës së Shkozës, por mbi të gjitha në zemrën e popullit të Skraparit, që kurrë nuk e harron çmimin e lirisë. Është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Atdheu Çlirimi meta Skrapar

Nga e njëjta kategori

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhet e zonës

më shumë...

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe një nga destinacionet kryesore turistike të qytetit

më shumë...

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga e rithemelimit dhe modernizimit të partisë

më shumë...

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë madhështore”, Berisha: Ylli polar integrimi në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

6:31

Mbytet anija turistike në Turqi, shpëtojnë për...

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Më të klikuarat

  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.