Presidenti Republikës Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

 

Në argumentimin e tij, Meta thekson se ligji bie ndesh me disa dispozita të veçanta të ligjit pasi, sipas tij, paraqesin paqartësi në formulimin e tyre.

 

Përpos kësaj, Presidenti i Republikës vlerëson se, në kushtet kur Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat është funksion publik i deleguar dhe paraqet fazën përfundimtare të vënies në vend të së drejtës së fituar me vendim gjyqësor, atëherë do ishte me vend që të gjitha subjektet, sipas kreut të shtetit, që ushtrojnë këtë aktivitet t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

 

Sipas argumentimit të kreut të shtetit, një sistem përmbarimor që nuk funksionon si duhet, përbën gjithmonë një risk të lartë që konflikti gjyqësor të riciklohet dhe, e drejta e fituar, të humbasë apo të zhvleftësohet me kalimin e kohës.

 

Së fundmi, Presidenti i Republikës, konstaton se gjatë procesit të diskutimit dhe miratimit të akteve në kuadër të realizimit të reformës në sistemin e drejtësisë Kuvendi nuk i ka kushtuar të njëjtën vëmendje edhe reformimit të shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.

 

Kliko tek linku për më shumë:

http://president.al/presidenti-meta-ka-dekretuar-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-26-2019-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *