E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta “kërcënoi” me shpërndarje Parlamenti/ Ruçi: E mirëpres sa herë të dëshirojë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur për përplasjen mes mazhorancës dhe Presidencës.

 

Gjatë konferencës për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, Kryeparlamentari u shpreh se Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes dy dekretet e fundit të kthyera nga Meta.

 

Reklamë

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend”, deklaroi Ruçi.

 

Sa i përket paralajmërimit të Metës se do të firmosë në Kuvend dekretin për shpërndarjen e Parlamentit nëse mazhoranca nuk heq dorë nga realizimi i “grushtit të shtetit”, Gramoz Ruçi u shpreh se e detyron Kushtetuta që ta mirëpres Presidentin.

 

“Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte Parlamentit.”

Më shumë video

Reklamë