E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta kapet duke pirë kafe, Kreshnik Spahiu tallet me të: Shikoni si është katandisur

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka publikuar një foto të presidentit Ilir Meta, i cili shfaqet në një lokal duke pirë kafe, i shoqëruar me një person.

 

Duke iu referuar miratimit me 98 vota pro për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, Spahiu, krahas fotos, ka ironizuar Presidentin duke shkruar: “Është katandisur sa pi kafe të Mulliri i vjetër. Kur s’kupton që cikli yt ka mbaruar, katandisesh tek “Mulliri vjetër” duke pritur mandatin e shkarkimit….Bluan kafe dhe sheh filxhan. Në këto raste dorëheqja të zbardh faqen…..”, shkruan Spahiu.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë